E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Kërquki: VV-ja i fiton 47 për qind pa mërgatë sipas sondazhit të qershorit

Gjatë emsionit “Pressing” të T7, ku po diskutohej “shpërthimi” i kryeministrit Albin Kurti ndaj Bashkimit Evropian, moderatori Leonard Kërquki ka bërë një deklaratë interesante.

Në fakt, Kërquki ka zbuluar një të dhënë të një sondazhi, por pa treguar se kush e ka bërë sondazhin. Megjithatë, moderatori i T7 ka sqaruar se sondazhi është bërë muajin qershor.

Sipas Kërqukit, Lëvizja Vetëvendosje, që drejtohet nga kryeministri Kurti, në sondazh ka marrë 47 për qind përkrahje.

“Sondazhi i fundit është 47 për qind i fiton Vetëvendosja, pa mërgatë.” – deklaroi Kërquku në emisionin “Pressing” të T7.

Deklarimin e Kërqukit mund ta ndiqni nga minuta 1:22:20 te videoja e mëposhtme:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer