Friday, July 3, 2026

Këshilltari i Arben Vitisë i reagon Gani Kocit: Mbështetja financiare ju miratua brenda dy ditësh

Këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Durim Elshani, ka reaguar pas deklaratës së ish-luftëtarit Gani Koci, i cili tha se nuk ka pasur mbështetje nga institucionet për trajtimin e tij ndaj kancerit, shkruan rajoni.org.

Sipas Elshanit, Koci ka aplikuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor më 13 maj 2026, ndërsa vetëm dy ditë më vonë Bordi e ka shqyrtuar kërkesën dhe ka marrë vendim për mbështetje financiare për trajtimin e tij në Kroaci, sipas zgjedhjes së vetë Kocit.

Ai shtoi se vendimi është tërhequr nga familjarët e Kocit më 18 maj 2026.

Sipas reagimit, Fondi i Sigurimit Shëndetësor është ende në pritje të raportit mjekësor dhe faturës përfundimtare të trajtimit, dokumente që, sipas institucionit, ende nuk janë dorëzuar.

“Pretendimi se nuk ka pasur mbështetje nga institucionet nuk është i vërtetë. Vendimi për mbështetje financiare është marrë brenda dy ditësh”, thuhet në reagim.

Postimi:

REAGIM

Lidhur me deklaratën e dhënë mbrëmë te gazetari Kushtrim B. Sadiku nga z. Gani Koci se nuk ka pasur mbështetje nga institucionet për trajtimin e tij, sqarojmë se:

Z. Gani Koci ka aplikuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor më 13 maj. Pas dy dite Bordi e ka shqyrtuar kërkesën dhe ka marrë vendim për mbështetje financiare për trajtimin e z. Koci në Kroaci, sipas përzgjedhjes së tij. Vendimi është tërhequr nga familjarët e z. Koci tri ditë më vonë, më 18 maj 2026.

Fondi është në pritje të raportit mjekësor dhe faturës përfundimtare të trajtimit, dokumente të cilat z. Koci ende nuk i ka dorëzuar.

Pretendimi se nuk ka pasur mbështetje nga institucionet nuk është i vërtetë. Vendimi për mbështetje financiare është bërë për dy ditë. Siç mund ta shihni, më shumë kohë ka kaluar për tërheqjen e vendimit nga z. Koci, sesa për miratimin e mbështetjes nga institucioni.

Z. Kocit i urojmë shërim të shpejtë!

E theksojmë se Institucioni ynë e ka pasur dhe do ta ketë gjithmonë ndjeshmërinë e veçantë ndaj kërkesave të qytetarëve që kanë dhënë kontribut për lirinë e vendit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer