Të fundit:

- Advertisement -

Këto janë masat që Policia e Skënderajt i mori ndaj personave që po kërkojnë para nëpër rrugë

- Advertisement -

Policia njofton se me qëllim të parandalimit të dukurisë së lëmoshë-kërkimit, zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj kanë identifikuar disa persona që ushtronin veprimtari të lëmoshë-kërkimit.

Policia njofton se janë identifikuar tetë raste me disa persona shtetas të Republikës së Kosovës dhe shtetas të huaj, të moshave të ndryshme duke ushtruar veprimtari të lëmoshë- kërkimit.

“Ndaj personave që janë hasë duke kërkuar lëmoshë janë ndërmarrë veprime duke iu shqiptuar fletëparaqitje sipas dispozitave të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike. Ndërsa me personat shtetas të huaj me procedura të mëtejme ka vazhduar sektori për migracion në kuadër të Policisë Kufitare”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -