Të fundit:

Plas sherri mes çiftit në Obiliq, 64-vjeçari e akuzon gruan se “po shkon me kojshi”

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në...

Pamje ekskluzive nga rrahja në mes të kryeshefit të ujësjellësit dhe komshiut të tij, e pësoi edhe gruaja e Krasniqit (VIDEO)

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi,...
- Advertisement -

“Ki me ma pa sherrin”/ Një burrë kapet duke prerë dru ilegalisht, kërcënon rojën e pyllit

- Advertisement -

Prerja ilegale e pyjeve është një dukuri e shpeshtë në Kosovë. Persona të ndryshëm kapen në flagrancë nga zyrtarët e pylltarisë duke prerë dru në pyje, të cilët më pas i zë sherri me të dyshuarit, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në fshatin Rakinicë të Skenderajt, ku një rojë i pyllit ka hasur në një person i cili dyshohet se kishte prerë dru ilegalisht në pronë shtetërore.

Sinjali mëson se pasi roja ka denoncuar rastin në Polici, i dyshuari e ka kërcënuar se do ia shohë sherrin nëse ia marrin drutë.

- Advertisement -

Si rezultat i kësaj, 47-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku fillimisht ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë dhe gjatë ditës së djeshme i dyshuari ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Gjykatës bëjnë me dije se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Dega Skenderaj dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -