Një grua shtatzënë ka vdekur në QKUK si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Astrazup të Malishevës.
Rajoni mëson se e aksidentuara është Mergime Elshani e moshës 32 vjeçarë.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe QKUK.
“Pacientja është sjellë tek ne rreth orës 8:30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe e njëjta nuk ka arritur të mbijetojë. E njëjta ka qenë edhe shtatzënë”, ka thënë Naser Syla, drejtori i Emergjencës në QKUK.
Ndryshe, me vendim të prokurorit të shtetit njëri nga shoferët është dërguar në mbajtje.