E premte, 29 Mars, 2024

“Kom me ta q* nanën tani kom me ta vra”, dalin kërcënimet ndaj kamarierit pas rrahjes në restorant

Një rast i dajakut dhe i kanosjes ka ndodhur sot në Restorantin Tropikana në fshatin Isniq të Deçanit, ku një kamarier është sulmuar dhe kërcënuar nga një klient, gjatë orarit të punës.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur sot paradite, kur i dyshuari Xh.Sh., po dyshohet se fillimisht ishte kapur me viktimën, të cilin e ka ofenduar e provokuar dhe në fund e ka rrahur, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për të mos mbaruar me kaq, sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka kërcënuar viktimën, duke e paralajmëruar se do ta pësojë nëna e tij. “Kam me ta q* nanën edhe me ta vra”, ishin fjalët e të dyshuarit, thonë burimet e Sinjalit.

Posa rasti është raportuar në Polici, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me veprat për të cilat dyshuar.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe inicimin e rasteve për veprat “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer