Thursday, April 30, 2026

Komuna e Vushtrrisë shpall fituese të tenderit 280 mijë eurosh kompaninë që ofertoi më çmim dyfish me shtrenjtë së oferta me e lirë

Komuna e Vushtrrisë, ka shpërblyer me kontratë në vlerë prej 280,000 mijë eurosh operatorin ekonomik – “As Tech & Fatmir Shala B.I”, shkruan portali rajoni.org.

Në tenderin e hapur nga Komuna e Vushtrrisë për “Mirembajtja dhe servisimi i ngrohjes qenderore dhe furnizimi e montimi i Klimatizimit per nevojat e QKMF-së dhe objekteve shkollore” në garë ishin tre kompani që dhanë ofertat e tyre.

Kompania që u përzgjodh fituese është “AS TECH, Fatmir Shala B.I”, me çmimin e ofertës për njësi 16,606.15.

Ofertë me të lire se oferta fituese pati grupi i operatoreve ekonomik “Ekotermika, Harst Group” që ofertoi me çmim 8,444.31 apo 8,162€ me lirë së kompania fituese, transmeton portali rajoni.org

Vendimi është lëshuar sot dhe mbartë nënshkrimin e Drejtorit të Prokurimit, Ilmi Azemi.

Screenshot

Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime

Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”.

Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.

Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.

Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer