Një ngjarje që shkaktoi alarm mes pushuesve dhe autoriteteve në bregdetin e Shëngjinit përfundoi fatmirësisht pa pasoja.
Sipas informacioneve, një shqiptar i Kosovës u raportua i zhdukur në det, duke ngritur dyshimet se mund të ishte mbytur.
Menjëherë pas njoftimit, u angazhuan forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat për rreth tre orë zhvilluan kërkime intensive në zonën detare me mjete lundruese.
Ndërkohë që operacioni vijonte, bashkëshortja e tij e gjeti burrin shëndoshë e mirë në një kafene pranë bregdetit.
Mësohet se ai ishte larguar nga plazhi pa njoftuar familjarët, duke bërë që të krijohej alarmi dhe të niste operacioni i kërkimit.