E enjte, 2 Maj, 2024

Krasniqi: Bedriu është përgjigjja ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie e të ardhme të sigurtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se ka nominuar Bedri Hamzën si kandidat të PDK-së për kryeministër të vendit.

Krasniqi tha se Hamza si përsonalitet i dëshmuar është përgjigjja ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë dhe të ardhme të sigurtë.

Derisa ka shkruar “Të priftë e mbara kryeministër”.

“Sot, kam nominuar Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit tonë. Si një personalitet i dëshmuar, Bedriu është përgjigjja jonë ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e më te sigurt! Të priftë e mbara, Kryeministër”, ka shkruar ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer