E premte, 3 Maj, 2024

Krasniqi: Kurti qëllimisht nuk e mundësoi regjistrimin e popullsisë për këtë vit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur të qëllimshme mos regjistrimin e popullsisë për këtë vit nga kryeministri Albin Kurti.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se më herët kishte paralajmëruar se këtë vit nuk do të ketë regjistrim të popullsisë, sipas tij, kjo është e qëllimshme nga Kurti.

“Qysh herët kam paralajmëruar se regjistrimi i popullsisë nuk do të bëhet këtë vit – dhe kjo po ndodh qëllimisht nga vet Kryeministri Kurti.

Shtyrja e regjistrimit, për herë të tretë, tashmë për në prill të vitit të ardhshëm, dëshmon se paaftësia, shkelja e ligjit, ndërhyrjet politike dhe fshehja e shifrave reale – e karakterizojnë këtë Qeveri dhe këtë proces që nga fillimi!”, ka thënë Krasniqi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer