Të fundit:

Edukimi medial nevojë e domosdoshme në shkolla

Në kohën kur shoqëria jonë bëhet gjithnjë e më...

E dhimbshme: Humb jetën në QKUK gruaja që u rrëzua aksidentalisht para 1 jave në një lokal

Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të...

Në QKMF të Drenasit u punësua edhe motra e zyrtarës se kabinetit të Ramiz Lladrovcit!

Si të i punësojmë familjarët? Këtë pyetje si duket...
- Advertisement -

Kryetari i Dragashit i jep mësim Fadil Nurës

- Advertisement -

Një fjalë e urtë popullore thotë: “Si në rrugë ashtu edhe në shtëpi, si në situata të vështira ashtu edhe në ahengje: I menquri e tregon veten”.

Kjo mund të thuhet për kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xhaladinin si një nikoqir i vërtetë, që mban shtëpinë në “razi” e “cicli” sot me tërë përfaqësusit e subjekteve politike të komunës, që ai kryeson kishte vizituar Skënderajn për t’u dalë në ndihmë në këto ditë të vështira pas vërshimeve që kanë goditur këtë rajon javën e kaluar.

Kjo komunë sado e vogël i dha një shembull të mirë se kur është në pyetje humanizmi dhe interesi qytetar subjektet politike bien në rend të dytë.

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Skënderajt Fadil Nura në çështjen e kësaj fatkeqësie natyrore e ka përjashtuar krejtësisht opozitën duke mos komunikuar me ta fare sikur ata të ndodheshin në një komunë krejt tjetër, shkruan portali Rajoni.org

Asamblisti nga IDEAL-i Abdulla Gashi, i cili me forca të veta ka marrë iniciativë për t’ju ndihmuar të prekurve nga vërshimet, ka theksuar se e para e punës çka ky pushtet do të ishte dashur të bëjë do të ishte të thërras një seancë të jashtëzakonshme; të formojë një shtab emergjent nga të gjitha subjektet politike dhe të vazhdojë punën në tejkalimin e kësaj gjendjeje. “Këtu duhet që edhe komisionet të formohen nga i gjithë spektri politik në asamble, përfshirë këtu edhe OJQ-të. Por, Nura sikur edhe deri më tani është treguar arrogant dhe përjashtues ndaj opozitës. Nuk dihet qëllimi, po sikur të kishte ndodhur formimi i këtillë i komisioneve për vlerësimin e dëmve nga të gjitha taboret politike në Skënderaj e jo veç nga PDK-ja kishin parandaluar dyshime për ndonjë keqpërdorim eventual.”, ka thënë Gashi për portalin “Rajoni”.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -