E diel, 3 Nëntor, 2024

Kthehet në punë bashkëluftëtari i Adem Jasharit nga Prekazi, ishte larguar nga Albin Kurti e Sveçla

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës e ka vlerësuar si të jashtëligjshëm vendimin që kryeministri Albin Kurti mori për shkarkimin e Fadil Kodrës, i cili ishte bashkëluftëtar i heroit Adem Jashari.

Nga vendimi i KPMShCK-së, qeveria ka obligim ta rikthejë Kodrën në një pozitë drejtuese mesatare në administratën e Shërbimit Civil, shkruan Jepi zë.

“Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme, që ankuesit Fadil Kodra t’ia kompensojë të gjitha pagat e parealizuara nga dita e shkarkimit me datë 14.10.2022 deri në ditën e zbatimit të këtij vendimi, ndërsa Drejtori i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë obligohet që në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi emëroj ankuesin në një pozitë të mesme drejtuese apo profesionale në kuadër të Shërbimit Civil, të gjitha këto brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e KPMShCK-së.

Fadil Kodra ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) në korrik të vitit 2022.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer