E hënë, 7 Tetor, 2024

Kurti: Serbia s’dëshiron paqe, po sillet si “Rusi e vogël”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë e përleshjes së armatosur me një grup serbësh, ka mbetur i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe është plagosur polici, Alban Rashiti, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti në një intervistë për televizionin publik austriak “ORF Tv Thek”, ka thënë se Serbia po sillet si një Rusi e vogël dhe se agresioni duhet të dënohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Serbia e di që s’mund ta ketë të gjithë Kosovën por janë vënë pas veriut, ku shumica e strukturave ilegale janë prezente për më shumë se 24 vjet që nga përfundimi i luftës. Serbia nuk dëshiron paqe, nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe BE, dhe dëshiron ta destabilizojë vendin tonë dhe të marrë territor që ta kompensojë humbjen e luftërave”, tha ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer