E premte, 26 Prill, 2024

Deçan: Ky është 47-vjeçari i dyshuar për dhunë ndaj nënës së tij 81-vjeçare

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë dhe viktimat më të shpeshta janë gratë. Gazeta Sinjali ka raportuar për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Isniq të Deçanit, ku një person ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij të moshuar dje për pasojë përfundoi në ndalim policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Artor Balaj, 47-vjeçar, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sinjali mëson se i dyshuari në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij të moshuar derisa rasti u denoncua në Polici.

81-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer telashet që po ia shkakton i biri, teksa dëshmi kanë dhënë edhe disa familjarë, që kanë qenë dëshmitarë të këtij rasti.

Si rezultat i denoncimit, 47-vjeçari është arrestuar ditën që është denoncuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer