E mërkurë, 24 Prill, 2024

Ky është 48-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura sot

Pasditen e sotme, në rrugën për Veternik, një veturë goditi një këmbësor qe po kalonte rrugën, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq. Shoferi i dyshuar është arrestuar, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dine se ky rast ka tronditur familjen Thaqi nga fshati Carallukë i Malishevës pasi e morën lajmin e hidhur për vdekjen e Shaipit, 48-vjeçar.

Në anën tjetër, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet është arrestuar dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sinjali raportoi sonte se personi që po dyshohet se shkaktoi këtë aksident me fatalitet është Mergim Limani.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familja e të ndjerit, teksa kanë bërë të ditur se 48-vjeçari do të varroset nesër nga ora 15:00.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer