E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ky është drejtori i Trepçës që u rrah, u dërgua në Emergjencë

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të minierës Stan Tërg, Bahri Karaça është sulmuar brenda zyreve të minierë.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti.

Zaiti tha Karaça është dërguar te mjeku për trajtim, ndërsa i dyshuari është duke u intervistuar nga Policia.

“Po është sulmuar nga një i dyshuar tjetër, i lënduari është shkuar tek mjeku për trajtim, ndërsa i dyshuari aktualisht është duke u intervistuar në Polici. Ngjarja ka ndodhur brenda zyreve të minierës Stan Tërg“, tha Zahiti.

Lidhur me rastin në fjale burime të vezhgusit brenda Spitalit të Mitrovicës tregojnë se lendimet kanë qenë shumë të lehta dhe nuk ka pasur rrahje brutale siç u raportua.

“Nuk mund të them se ka pasur rrahje, ndoshta ndonjë shuplakë sepse pacienti ka ardhur në gjendje të mirë dhe është e pavërtetë se ka pasur gjakderdhje” tha burimi brenda spitalit për vezhguesi.com

Ndërkohë që u raportua në media se Karaça është sulmuar nga një punëtor i Trepçës dhe se incidenti ka ardhur si pasojë e një vërejtjeje me shkrim që i është shqiptuar të dyshuarit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer