E mërkurë, 17 Korrik, 2024

“Ky është momenti i Vinicius”, Ancelotti: E shoh shumë pranë Topit të Artë

Carlo Ancelotti foli me mediat në “Real Madrid City”, ku analizoi të gjitha çështjet aktuale të klubit të bardhë. Synimi është për t’i fituar katër ndeshjet e La Liga-s që kanë mbetur, për të arritur në top-formë në finalen e “Wembley”, 1 qershorin e ardhshëm: “Ne duhet ta respektojmë konkurrencën, edhe pse jemi shpallur kampionë. Kjo do të na ndihmojnë të përgatitemi edhe për finalen e Champions League”.

Situata e Tchouameni – “Ne kemi disa dyshime nëse Tchouameni do të jetë gati deri në finale, por do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të rikuperohet sa më mirë. Militao do të luajë, sepse i duhen minuta. Të tjerët do t’i nënshtrohen rotacionit”.

Përshtypjet për Vinicius – “Kur mbërrita këtu e kisha parë vetëm në televizion, më dukej se kishte talent spektakolar. Kur mbërrita e konstatova sa spektakolar ishte realisht. Rreth atij talenti ka shtuar shumë gjëra të tjera. Tashmë ka më shumë aftësi për të kontrolluar topin, më shumë efikasitet para portës. Ai e ka arritur me punë të përditshme, është shumë i fokusuar në stërvitje dhe ndeshje. Është një profesionist shumë serioz, e meriton atë që ka arritur.

Fjalët e Casillas mbi “pronësinë” e portës së bardhë – “Mendoj se ajo që thotë një legjendë e Real Madridit (Iker Casillas) është shumë e respektueshme, por nuk dua të futem në këtë debat sepse kam një muaj për të menduar se cili do të luajë në finalen e Champions-it”.

“Topi i Artë” – “Unë mendoj se Vinicius po bën mirë. I mungon ende finalja e Ligës së Kampionëve dhe më pas ‘Copa América’, por mendoj se është shumë afër këtij trofeu. Mendoj se mund ta fitojë atë”.

Pozicioni i Vinicius në renditjen botërore – “Ai është ndër më të mirët. Varet nga momentet dhe ky është momenti i Vinicius. Ai na ndihmoi të jemi në finalen e Ligës së Kampionëve dhe të fitojmë La Liga-n. Nuk dua t’i harroj të tjerët. Është momenti i Real Madridit, deri më 1 qershor. Pastaj nuk e dimë, mund të jetë edhe momenti i Dortmundit”.

Formacioni – “Courtois do të luajë nesër, ashtu si Militao. Duhet të marr parasysh lojtarët që kanë luajtur më pak. Kepa ka qenë spektakolar në stol dhe në stërvitje. Në këto ndeshje duhet të vlerësoj hierarkitë e portës”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer