E mërkurë, 24 Prill, 2024

Ky është momenti kur portieri i Drenicës pësoi dëmtim të rëndë

Portieri i Drenicës Altin Gjokaj ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes ndërmjet Drenicës dhe Trepçës ’89 në kategorinë e juniorëve, por ai tashmë është në gjendje stabile shëndetësore dhe këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në “Facebook”, ku ka thënë se mbeti pa ndjenja për disa minuta.

Gjokaj është portier i parë i ekipit të parë të Drenicës, që nuk ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit të Kosovës, raporton KosovaPress.

Postimi i plotë i tij në “Facebook” pa ndërhyrje:

Faleminderit zot!

Sot ne ndeshjen kampionale me kategorin e juniorëve mes KF Drenica dhe KF Trepca 89, gjatë një dueli në pjesën e dytë, pesova një lëndim ku isha pa vetedije për rreth 2 – 3 Minuta.

Pas intervenimit të mjekëve të të dyja klubeve, vetëdija ime u kthye dhe për shkaqe sigurie me autoambulanc u drejtova drejt Spitalit te qytetit Skenderaj e me pas për në Spitalin e  qytetit të Mitrovices.

Pas punes profesionale shendeti im u rikthye ne normalitet por me disa dhimbje te kokes dhe qafes. Pas rekomandimeve nga stafi i doktorëve jam duke qendruar ne shtepin time me qafen te cilen e kam ne izolim dhe duke ju nenshtruar keshillave te tyre.

Faleminderit zotit, stafeve të të dyja klubeve dhe ne veqanti Stafit të QKMF Skenderaj dhe Spitalit në Mitrovicë, për kujdesin dhe profesionalizimin e treguar në rastin tim.

Ndërkohë ky është momenti i lëndimit të tij:

https://www.facebook.com/100000172684587/videos/920778725802498/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer