Drejtori Komunal i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku, ka përgëzuar nxënësin Driand Goxhuli për suksesin e arritur në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo”, duke e cilësuar atë si një krenari për komunën, shkruan rajoni.org.
Drejtori Duraku ka thënë së Driandi u rendit i dyti në Nivelin I dhe u pozicionua në mesin e nxënësve më të mirë në nivel vendi, mes rreth 2 mijë pjesëmarrësve. Falë këtij rezultati, ai do të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtar.
Postimi:
Një sukses i jashtëzakonshëm që na mbush me krenari! 🏆
Përgëzojmë nga zemra nxënësin Driand Goxhuli për arritjen e shkëlqyer në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo”.
Driandi u rendit i dyti në Nivelin I dhe në mesin e nxënësve më të mirë në nivel vendi, nga rreth 2,000 pjesëmarrës dhe tashmë do të na përfaqësoj në garat ndërkombëtare.
Mirënjohje e veçantë për mësuesen, Leonora Seferi- Fazliu dhe shkollën fillore ‘Shaban Jashari” në Skënderaj, për angazhimin dhe mbështetjen e tyre.
Driand, ti je krenari për komunën tonë dhe frymëzim për të gjithë, suksese dhe shumë fitore të tjera në rrugëtimin tënd drejt dijes!
Urime! 👏📚