Të fundit:

Fadil Nura pa pikën e mëshirës i nxjerr pensionistet në ‘sokak’ [FOTO]

Pensionistet e komunes së Skenderajt, sot nuk kanë mundur...

Punësohet në QKMF edhe vellau i drejtoreshës se administratës se përgjithshmë të Drenasit!!

Emrat e punësimeve familjarë si dukët është e gjatë,...
- Advertisement -

Ky është personi që i sulmoi fizikisht dy policët në Skënderaj, njërin e bëri për spital

- Advertisement -

Pak minuta pasi ndodhi ngjarja, portali “Rajoni” pardje raportoi kronologjisht për rastin e sulmit fizik ndaj zyrtarëve policorë në Kopiliq të Ulët të Skënderajt.

Dje burimet nga Prokuroria për Gazetën Sinjali kanë bërë me dije se personi i dyshuar për këtë rast është H. Azemaj, i cili dyshohet për kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Rasti ka ndodhur pasi Policia ndaloi veturën në të cilën ndodheshin tre të dyshuar, ku gjatë kontrollit u gjet një sasi e narkotikëve. Kjo ka bërë që Policia t’i arrestojë të dyshuarit, por Azemaj rezistoi dhe e sulmoi në kokë njërin nga policët.

- Advertisement -

Si pasojë e kësaj, zyrtari policor ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, kurse 50-vjeçari që me vete mbante edhe një thikë, u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që njëri nga të dyshuarit të hetohet në liri për ‘Posedim të paautorizuar të narkotikëve’, ndërsa 50-vjeçari është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. *foto ilustrim*

 

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -