E enjte, 25 Prill, 2024

Kjo është gruja qe u gjet pa shenja jete jetonte e vetëm

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në një familje në Prishtinë, ku një grua e moshës 74-vjeçare është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima është Shehide Fazliu, e cila u gjet pa shenja jete para disa orësh. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sinjali mëson se viktima ka jetuar e vetme dhe akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur e ndjera.

Pas mbledhjes së informacioneve, burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por të njëjtit s’kanë kthyer akoma përgjigje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer