E diel, 5 Maj, 2024

Ky është personi që vdiq nga aksidenti tragjik në Lipjan

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të hënën në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan.

Një kamion ka përplasur veturën në të cilën ndodhej shoferi që ka ndërruar jetë.

Insajderi mëson se ai është Mustaf Gani Llugiqi, 71 vjeç.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci për Gazetën Insadjeri.

Ai bëri të ditur se viktima është i moshës 71 vjeçare.

Ndërsa shoferi i kamionit është ndaluar për 48 orë.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan. Nga informatat e para është bërë e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë një person, mashkull, 71 vjeç, ka humbur jetën. Përderisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, me urdhër të prokurorit të shtetit vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, tha ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer