E diel, 21 Korrik, 2024

Ky është punëtori që humbi jetën duke punuar në fabrikën “Linda Group”

Mediat raportuan sot për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur të hënën pasdite në një kompani në Gjilan, ku një punëtor humbi jetën tragjikisht pasi pësoi lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar.

Viktima vdiq pasi u dërgua në spital, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se punëtori që vdiq është Jetmir Kryeziu, 20-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Sipas informacioneve të para, viktima pësoi plagë derisa ishte duke punuar, ashtu që ka rënë në një makineri të betonit dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Inspektorët e Punës për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lidhur me rastin, tashmë është iniciuar hetimi për veprën “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer