E shtunë, 27 Korrik, 2024

Lladrovci: Një i panjohur po synon të përfitojë nga llogaria ime e hakuar

Profili në rrjetin social Facebook i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, vazhdon të përdoret nga një person i panjohur.

Të mërkurën u bë një njoftim ku shkruante “unë nuk jam Ramiz Lladrovci” në profilin e tij, e kreu i Drenasit tha se po tentohet të shantazhohet.

“Kujdes nga profili i rrjetit social Facebook, me emrin dhe foton time, profil imi i cili ishte nga fillimi i anëtarësimit në këtë rrjet komunikimi. Nga 18 tetori 2022, profil imi në Facebook është thyer nga personi i panjohur, të cilin tashmë, në formë shantazhi, pa ndërprerë synon të përfitojë, gjë të cilën nuk e lejoj”, ka thënë Lladrovci për KOHËN.

Ai ka shtuar se organet përgjegjëse të krimeve kibernetike janë duke u marrë me rastin, derisa i ka ftuar qytetarët “të mos komunikoni me të”.

“Përshëndetje, unë nuk jam Ramiz Lladrovci. A është dikush afër Ramiz Lladrovcit që mund të më kontaktojë që t’ia kthejë llogarinë pronarit të tij”, thuhet në mesazhin e bërë nga profili i hakuar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer