E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

Llapi fiton, Ballkani barazon

Llapi ka marrë fitore në Prizren kundër Lirisë. 

Në Suharekë Ballkani nuk ka shkuar më shumë se sa barazim me Prishtinën. 
Kësisoji janë mbyllur ndeshjet e Javës së tetëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës.

Në “Përparim Thaçi” podujevasit kanë fituar me rezultat 0-2. 
Skuadra e trajnerit Tahir Batatina ka realizuar nga një gol në secilën pjesë. 
Ka qenë minuta e njëzet e tetë kur Hyseni ka shënuar golin e parë. 
Me epërsi minimale skuadrat kanë shkuar në pushim. 
Pas kthimit në fushë, në minutën e gjashtëdhjetë e një ka shënuar Namani.

Në ndeshjen në Suharekë ndeshja është kryer pa gola. Edhe pse ka pasur disa momente me potencial për ndryshim rezultati, megjithatë rrjetat kanë ngelur të paprekura.

Edhe pse ka barazuar, Ballkani vazhdon ta kryesojë tabelën me tridhjetë e nëntë pikë, katër më shumë se sa Llapi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer