E martë, 16 Prill, 2024

Ma bre kryetar! A prapë mbrapsht a?!

Dje Skënderajn e ka vizituar Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fitim Damka me ç’rast me kryetarin e kësaj komune, Fadil Nurën e ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për financimin e zgjerimit te shtratit të lumit “Klina”, raporton portali “Rajoni.org”. Ky lumë javën e kaluar kishte shkaktuar vërshime të papara deri më tani në këtë komunë.

Këtij lajmi do të duhej t’i gëzoheshin të gjithë qytetarët e kësaj komune, po të ishte mbarë e mirë puna sepse do të evitohej rreziku i daljes nga shtrati i këtij lumi një herë e përgjithmonë. Për pasoja mos të flasim.

Mirëpo, në bazë të asaj që është dhënë në informatën e komunës se si do të realizohet ky projekt po del se nuk ka asgjë të re në këtë drejtim: prapë mbrapsht puna, prapë duan “t’i marrin në qafë” qytetarët e kësaj komune.

Pra, në vend që pastrimi të fillojë nga fshati Kuqicë prej nga edhe vjen ky lumë komuna e Fadil Nurës propozon që pastrimi të bëhet 10 km më poshtë në fshatin Klinë e Ulët. Pra, prapë që mbeturinat, të cilat vijnë ndër kohë nga fshati Kuqicë, Klinë e Mesme dhe e Epërme ta ngulfatin sërish Klinën e Ulët.

Në një mënyrë si kjo ky lumë është pastruar që 20 vite, por u pa bereqeti në fund të javës së kaluar.

Albert Einstein për këtë ka një thënie: “Çmenduria= Të bësh të njëjtën gjë vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme”./rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer