E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mats Hummels vendos t’i “var këpucët në gozhdë”

Futbollisti gjerman Mats Hummels mund të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, kur dhe i skadon kontrata me skuadrën e Borussia Dortmund.

34-vjeçari këtë sezon nuk ka luajtur në asnjë ndeshje në Bundesliga (vetëm 1 ndeshje në Kupë) dhe duket se karriera e tij është në fund.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Hummels, kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, po mendon tërheqjen.

Në karrierën e tij, Hummels ka luajtur edhe për 3 sezone me Bayern Munchen.

Për klubin ai është një lojtar i rëndësishëm për të mbajtur grupin të bashkuar.

Për Hummels mendohet se mund të vijë një ofertë e mirë edhe nga Arabia Saudite, por duket se tërheqja përfundimtare nga sporti është ideja më e mirë.

Lojtari ende nuk ka biseduar me klubin për të ardhmen, që mund t’ia rinovojë edhe për një vit kontratën, për ta pasur edhe për një sezon.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer