E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Me kaq vjet burg u denuan katër të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares

Rasti i 11-vjeçares nga Prishtina e cila dyshohet se në fund të muajit gusht u dhunua seksualisht nga pesë persona, pati tronditur gjithë vendin. Pesë të dyshuarit, prej tyre tre të mitur janë të akuzuar për rastin e dhunimit. Pasditen e sotme, gjykata e Prishtinës ka dënuar me 40 vjet burg katër të akzuarit, tre prej tyre të mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Ekrem Rexhepi është dënuar me 15 vjet burg, tre të miturit, G.R me 9 vjet burg kurse G.J dhe Xh.S me nga 8 vjet burg secili.

Ndërsa i akuzuari Shkëlqim Kameri, është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Si ndodhi ngjarja?

Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë, për të vazhduar më pas në një lokacion tjetër të panjohur.

Ekrem Rexhepi dhe vëllai i tij i mitur, G.Rexhepi, Xh.S., G.J., dhe Shkelqim Kameri, dyshohen se kanë keqtrajtuar seksualisht për rreth shtatë orë një 11-vjeçare.

Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, G.R., Xh.S. dhe G.J., dhunuan vajzën e mitur, në lagjen Arbëria në Prishtinë, për të shkuar më pas aty edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e ka thirrur vëllai i tij, G.Rexhepi.

Ekremi po dyshohet se ka shkuar deri aty me veturën e tij ‘PickUp’ dhe e ka marrë vëllain dhe dy të miturit e tjerë të dyshuar bashkë me vajzën që po përjetonte tmerrin. Rrugës, te varrezat dyshohet se ka zbritur G.Rexhepi dhe i mituri Xh.S, ndërsa me Ekremin kishte vazhduar i mituri tjetër G.J.

Ata u larguan nga ai vend për një lokacion tjetër, ku pas një periudhe të shkurtër, Ekremi dyshohet se ka ndaluar veturën dhe e ka dhunuar vajzën e mitur. Për të mos mbaruar me kaq kjo ngjarje makabre, Ekremi dyshohet se më pas e ka thirrur edhe Shkelqimin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer