E diel, 3 Nëntor, 2024

Më mirë pa pllakë, se kështu

Ditë më parë në Klinë të Poshtme është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për shtëpinë-shkollë, pronë private e Hisni dhe Mursel Tahiraj, të cilët gjatë periudhës 1990 – 1999, e kishin vënë në shërbim të paraleles së ndarë të Shkollës së Mesme Teknike “Anton Çetta”, e ku mësuan gjenerata të shumta gjatë kohës që ishte e ndaluar mësimi shqip, shkruan portali rajoni.org.

Mirëpo kjo pllakë ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe në opinion e këtushëm, për faktin së ajo është e mangët dhe në të nuk janë të pasqyruar të gjithë ata që kanë dhën kontribut për të mbajtur gjallë arsimin gjatë kohës së  okupimit serb .

Kjo po ndodh për faktin se aty as nuk janë përfshi gjithë emrat e profesorëve të kohës e as të gjitha shkollat nuk janë cekë.

Në okupimin serbe në Klinë të Poshtme kanë funksionuar dy shkollat e mesme pasi që okupimi i kishte ndjekur nga godinat shkollore, Gjimnazi edhe Teknika, mirëpo për deri sa kjo e fundit është përmendur në pllakën në fjalë gjimnazi është lënë anash sikurse edhe 20 profesorë të kësaj shkolle. Pra siç na tha njëri nga këta ish-profesor kjo pllakë ma mirë mos të ishte vendos fare se kështu, shruan portali rajoni.org

Pos kësaj, këtu ka edhe pakënaqësi për mos përfshirjen e disa emrave në atë pllakë dhe sipas të dhënave të portalit aty mungojnë për mbi 20 emra profesorësh te kohës në fjalë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer