Të mërkurën në komunën e Drenasit, rreth orës 22:00 një prind ka rrahur vajzën e tij të mitur. Viktima sipas policisë është rrahur me shuplakë në fytyrë, shkruan portali rajoni.org.
Mirëpo pas intervistimit me vendim të prokurorit, prindi që rrahu vajzën e mitur është liruar në procedurë të rregullt.
“Gllogoc. 24.07.2024-22:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur, duke e goditur me shuplakë në fytyrë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, raporton policia./Rajoni.org/