Monday, May 11, 2026

Mërgim Lushtaku: Jam për rikthimin e Fatmir Limajt në PDK

Mërgim Lushtaku është deklaruar pro rikthimit të Fatmir Limajt në këtë parti.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se po të varej nga ai, kjo çështje do të ishte e kryer pasi është pro kthimit të tij në parti, megjithatë vendimin e merr kryesia e PDK-së.

Lushtaku thotë se edhe në mbledhjen e Kryesisë do të mbajë qëndrimin për rikthimin e Limajt në PDK.

“Miq të dashur, më keni dërguar shumë pyetje lidhur me kthimin e Fatmir Limajt në PDK. Po të varej nga unë, kjo çështje do të ishte e kryer, sepse qëndrimi im ka qenë dhe mbetet PËR. Vendimin e merr Kryesia e PDK-së, por unë do ta mbaj këtë qëndrim edhe në mbledhjen e Kryesisë. Uroj që ta respektojmë vullnetin e elektoratit dhe, bashkërisht, ta fuqizojmë PDK-në”, ka shkruar ish-deputeti në Facebook.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer