E premte, 29 Mars, 2024

Motoçiklisti i mitur godet këmbësoren, 21-vjeçarja dërgohet në QKUK

Si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, ndodhin një numër i madh i aksidenteve çdo ditë në vendin tonë. Në shumë raste viktima janë edhe këmbësorët, të cilëve shpesh herë u rrezikohet edhe jeta, si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i tillë ka ndodhur edhe të dielën në rrugën “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ku një motoçikletë ka goditur një këmbësor, i cili për pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur shoferi i motoçikletës, i moshës së mitur, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, e cila ishte duke e kaluar rrugën në vendkalimin për këmbësor.

Për shkak të lëndimeve të marra, këmbësori është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Vushtrri, e më pas është transferuar në QKUK, ku po merr trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, teksa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer