E mërkurë, 17 Prill, 2024

“Motrën time e vrau burri i saj. Për ta fshehur krimin, neve na gënjeu se ka ikir nga shtëpia”

Në vitin 2006 jeta e Mirjeta Zekës do të ndryshonte përgjithmonë. Dashurinë e saj, ajo kishte vendosur ta kurorëzonte me martesë. Vajza nga Mitrovica i kishte thënë “po” një burrit shqiptar që jetonte  në Gjermani.

Pas pak muajsh, ajo lë vendlindjen për të vazhduar jetën në mërgim. Në vendin ku ai jetonte.

Prej atij momenti jeta e saj mori kahje tjetër.

Fillimisht ajo shkëputë marrëdhëniet me familjarët e saj.

“Njëherë i ka shkëput raportet me vëllëzërit dhe me babain. Unë kam qenë i vetmi familjarë me të cilët ka komunikuar. Komunikimet kanë qenë shumë të rralla, pasi ata (Mirjeta dhe bashkëshorti i saj) thoni vazhdimisht se jemi në udhëtime, herë thoshin “jem në Tailandë, e herë në Kinë”. Për të komunikuar me të është dashur të thërrasim në numër të bashkëshortit të saj. Ajo nuk ka pasë një telefon të saj, ka thënë Rexhepi, vëllai i saj.

Ai në një intervistë për Insajderin, të realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi, ka deklaruar se në takimet e rrallëta që kishte me të motrën kishte arritur të vërejë se atë po e mundonte diçka. Pasi shenjat ishin të qarta.

“Kam pa shenja të dhunës në fytyrë. Njërën në fyt, e tjetrën tek syri. Kur kam kërkuar të më tregoj se çfarë halli ka, gjithmonë më ka thënë “Vëllai im mos më mundo””, ka thënë ai, teksa ka treguar se për çfarë, sipas tij, ajo ka hezituar të flas ”Mirjeta ka qenë e kërcënuar më vëllëzërit e saj. Saherë kemi shkuar për vizitë tek ata, ai gjithmonë e ka future armë në brez”.

Heshtja e Mirjetës më 30 mars 2019 u bë më shurdhuese se asnjëherë më parë.

Ajo, ishte dita e fundit që dikush nga familja Zeka e takoi Mirjetën.

Ishte takimi i fundit për ta, por edhe hera e parë që Mirjeta kishte treguar se po dhunohej nga bashkëshorti. I kishte treguar kunatës së saj, bashkëshortes së Rexhepit.

 “Nuk ke pasë shanc të komunikosh vetëm me të. Të rralla kanë qenë rastet kur nuk ka qenë në praninë e bashkëshortit. Më 30 mars, ditën e fundit kur e pamë atë, bashkëshortja ime mbeti në dhomë vetëm me Mirjetën. Aty i ka treguar se çfarë ka përjetuar nga ai. Shtëpia në të cilën kanë jetuar ka qenë sikur burg. Kamera dhe mikrofona ka pasë brenda shtëpisë. Kur folshim në telefon me Mirjetën na bënte me shenjë (ngre kokën lart) që të mos shprehemi lirshëm, se kamerat ishin duke icizuar”, ka rrëfyer Rexhepi.

Pas pak ditësh, bashkëshorti i Mirjetës telefon Rexhepin dhe i thotë: Motra jote ka ikur nga shtëpia. Më ka marrë një sasi të konsiderueshme parash. Në ora 4:00 ka dalë nga shtëpia. Aktualisht është në Afrikë. Kam raportuar rastin edhe ne Policinë e Kosovës edhe në atë të Gjermanisë”.

Të shtangur nga ky lajm, vëllëzërit Zeka i drejtohen stacionit të Policisë.

Aty i thuhet se “askush më parë nuk i është drejtuar atyre për të denoncuar si të zhdukur gruan me emrin Mirjeta Zeka Shabani”, pra as bashkëshorti i saj.

Nga ai moment, Rexhepi i bindur se motra i është vrarë nga personi me të cilin dikur kishte dashur të kalonte jetën fillon të kërkoj trupin e saj.

Por, që prej asaj dite e deri më sot, nuk dihet asgjë për ‘zhdukjen’ e mistershme të Mirjetës.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer