E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mozzik blen një veturë të re veç pas një muaji, kësaj radhe ‘Maybach’-un e tipit më të ri

Reperi kosovar nga Ferizaj, Mozzik, përveç industrisë muzikore i është futur edhe botës së biznesit. Ai para një muaji pati njoftuar për fillimin e ndërtimit të nëntë villave në Jezerc bashkë me vëllain e tij, Getinjon. Një ditë më pas, Mozzik e bëri publike edhe blerjen e një ‘Rolls Royce’ të ri. Hiç më larg se pas një muaji, Mozzik bleu ‘Maybach’-un e serisë 680 të vitit të fundit.

Këngëtari nga Ferizaj ka realizuar blerje të mëdha këtë vit. E tillë është edhe blerja e ‘Maybach’ të serisë 680 të vitit 2023. Sipas një navigimi në internet, mësohet se çmimi i këtij prodhimi të markës së veturave ‘Mercedes’ është 229 mijë dollarë apo 209 mijë euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Mozzik ka njoftuar blerjen e veturës së re përmes një postimi në ‘Instagram’, duke lënë të nënkuptohet se e kishte porositur përpara dy vitesh.

“Mbas 2 vite pritje mbrrini bisha. Thank u God (Faleminderit Zot)”, thuhet në mbishkrimin e fotografive të shpërndara të veturës së tij.

Blerja e tij vjen hiç më larg se një muaj që prej se reperi nga Ferizaj kishte njoftuar për blerjen e një ‘Rolls Royce’ Culinan të vitit 2023.

U thyn 20 BTC (kriptovaluta Bitcoin)”, kishte mbishkruar ai në fotografinë ku njoftonte për blerjen e veturës së re në nëntor të këtij viti.

Një ditë më herët, Mozzik kishte njoftuar edhe për ndërtimin e nëntë villave në Jezerc me vëllain e tij, Getoar Aliun.

“Villa me pamje e vend të qetë e të bukur ku do keni mundësinë shumë shpejtë të shijoni kënaqësi Urime Getoar Aliu vlla na priftë e mbara. Jezerci njifet një bjeshkë e bukur, por tani do ju bashkohën edhe këto 9 bukuroshe, kishte shkruar Mozzik në rrjetin e tij në Facebook në nëntor.

Krejt këto investime Mozzik i ka bërë vetëm dy muaj pasi kishte paralajmëruar një vjedhje prej 100 mijë eurove para të gatshme orëve, unazave, zingjirëve dhe arit. Ai kishte njoftuar se i ishin vjedhur edhe rreth 15 armë me leje.

“VJEDHJE E RËNDË/ Ferizaj /15.10.2023-20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë së tij, ku nga aty kanë vjedhur disa lloje të armëve, para dhe stoli ari. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer