Ganimete Musliu nga PDK ka reaguar ndaj deklaratës së ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila sot në “tubimin e bashkimit” në LDK akuzoi VV-në se nuk e vendos flamurin e Kosovës në forume ndërkombëtare, por as në ato partiake.
Musliu akuzoi Osmanin se ka heshtur për pesë vite e gjysmë, dhe se vetëm tani po e pranon një realitet që opozita e kishte ngritur më herët.
Ajo tha se politikanët që, sipas saj, dëmtojnë dinjitetin e Kosovës për interesa personale nuk duhet të mbështeten nga qytetarët.
Postimi i saj i plotë:
“FLAMURIN E KOSOVËS NUK E VENDOSIN AS NË FORUMET E TYRE TË BRENDSHME, LËRE MË NË ATO NDËRKOMBËTARE.”
Pesë vjet e gjysmë e mbajti gojën të mbyllur pa e thënë të vërtetën.
U desh t’iu shkundet karrigia që ta pranojë atë që ne ua kemi thënë prej kohësh.
Kjo nuk është vetëm hipokrizi politike kjo është mashtrim.Kjo është e papranueshme.
Pesë vite e gjysmë të humbura për Kosovën.
Pesë vite e gjysmë mashtrim ndaj qytetarëve të Kosovës.
Dhe dëmi më i madh nuk janë vitet e humbura, por përpjekja për t’ia humbur Kosovës dinjitetin, simbolin dhe zërin e saj në botë.
Politikanët e tillë që pranojnë që për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli, duhet të ndëshkohen.