Aksidente të shumta në komunikacion po ndodhin, e një prej tyre është edhe pakujdesia e shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesmarrësve tjerë në trafik, shkruan portali rajoni.org.
Një vetaksident në trafik ka ndodhur mbrëmë në Skenderaj, ku si pasojë është lënduar shoferi që po drejtonte automjetin.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ku ka humbur kontrollin mbi timon dhe ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur, shkruan rajoni.org.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësorë dhe pas intervenimit të stafit shëndetësor, gjendja e tij është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë./rajoni.org/