Friday, May 15, 2026

Nënkryetari i Skënderajt: Çdo shtetrrethim në këtë qytet zgjon kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë

Njësia Speciale gjendet në Skenderaj, pas incidentit të sotëm ku ishte i përfshirë kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku.

Për këtë ka reaguar nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.

Ai ka thënë se çdo shtetrrethim në këtë qytet zgjoj kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë

“Sonte, në mesnatë, në Sheshin e Lirisë “Adem Jashari” në Skenderaj, shumëkush mund të ndiejë peshën e një simbolike të rëndë. Jo sepse historia po përsëritet, e as sepse kohët janë të njëjta, por sepse çdo atmosferë tensioni e shtetrrethimi në këtë qytet zgjon kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë. Kur qytetarët fillojnë të ndiejnë presion aty ku duhet të ndiejnë liri, atëherë çdo pushtet duhet të reflektojë”, ka shkruar ai në Facebook.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer