Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të dispozitës së nenit 70, paragrafi 3, pika 3.1, 3.12 në përputhje me, nenin – 76, paragrafin 2, të KPPRK-së, paraqet para jush fotografitë e të dyshuarve të shpallur në kërkim.
Këta janë Burim Strumcaku dhe Valon Morina nga Drenasi, të dyshuar për implikim në veprat penale: “Privim i kundërligjshëm i Lirisë”- nga Neni 193 të KPRK-së, “Lëndim i lehtë truporë” nga Neni 185 të KPRK-së, si dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” nga Neni 321 të KPRK-së.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim”, thuhet në kërkesën e policisë dërguar mediave.