Të fundit:

Drenicasi s’pranon të ndahet nga e fejuara, e kërcënon atë dhe familjen e saj

Telashet mes çifteve të cilët kanë zgjedhur që jetën...

Fadil Nura pa pikën e mëshirës i nxjerr pensionistet në ‘sokak’ [FOTO]

Pensionistet e komunes së Skenderajt, sot nuk kanë mundur...
- Advertisement -

Ngacmohet seksualisht një vajzë në Skenderaj, i dyshuari bie në prangat e Policisë

- Advertisement -

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Si rrjedhojë, ato shumë shpesh kërkojnë ndihmën e Policisë, ku arrijnë edhe t’i identifikojnë të dyshuarit, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në Skenderaj, ku një 39-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 20-vjeçare.

Sinjali mëson se vajza e re ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se përpos që është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari, i njëjti edhe e ka kërcënuar.

- Advertisement -

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 39-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim seksual’.

/GazetaSinjali/

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -