E enjte, 2 Maj, 2024

Nis së shpejti renovimi i Klinikës Emergjente të QKUK-së

Hapësirat e Klinikës emergjente të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), do të rinovohen në tërësi.

Tani është bërë edhe përzgjedhja e kompanisë, e cila do të bëjë rinovimin. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i SSHUK-së Shpend Fazliu. Sipas tij, edhe kontrata për rinovim është gati.

Ndërsa sipas parashikimeve Fazliu ka thënë se punimet duhet të përfundojnë brenda 3 muajve.

“Ju konfirmojmë se hapësirat e Klinikës Emergjente do të rinovohen në tërësi, kontrata për renovim është në prag të nënshkrimit. Bashkë me menaxhmentin e Klinikës Emergjente, Drejtoria e shërbimeve teknike- administrative është duke shqyrtuar mundësitë e zhvendosjes në hapësira të përshtatshme për të zhvilluar punën, në hapësira, që do të jenë më lehtë të qasshme për stafin dhe qytetarët që marrin shërbime të rinovimit të tërësishëm! Sipas planit, parashihet që kompania t’i kryejë punime në dy ndërrime dhe është paraparë që nga nisja e punimeve, ato të zgjasin 3 muaj”, tha Fazliu.

Ndërsa bazuar në të dhënat në prokurimin publik vlera e kontratës për rinovim të emergjencës është 779 mijë euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer