Konfliktet nuk kanë të ndalur, të cilat jo rrallëherë kalojnë në përleshje fizike, e që shpesh eskalojnë edhe në përdorimin e mjeteve të mprehta, shkruan portali rajoni.org.
Gjatë ditës së djeshme kështu ka ndodhur në Gllogoc të Drenasit, ku i dyshuari mashkull kosovar kishte goditur me një mjet të mprehtë më saktësishtë thikë viktimën mashkull, duke pësuar kështu lëndime të lehta trupore, shkruan rajoni.org.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
- Advertisement -
Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./rajoni.org./