E premte, 24 Janar, 2025

Oficeri policor rrah një person brenda lokalit në Mitrovicë, pamjet tregojnë se u kanos me thikë

Një zyrtar policor dyshohet për rrahjen e një personi brenda një lokali në Mitrovicë të dielën.

Polici ishte jashtë detyrës zyrtare në kohën e incidentit, tha policia në raportin 24-orësh të hënën.

Rasti u denoncua në organet e rendit nga ankuesi.

Por, njësitet policore pas daljes në vendin e ngjarjes dhe bazuar në video-incizimet nga kamerat e sigurisë panë se ankuesi e kishte kanosur me thikë oficerin policor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një lokal është sulmuar fizikisht nga një zyrtar policor i PK-së (jashtë detyrës zyrtare), i cili pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në video incizime shihet se ankuesi kishte një mjet të mprehtë-thikë me të cilën dyshohet se ishte duke e kanosur zyrtarin”, tha policia.

Njësitet policore kanë konfiskuar mjetin-thikën, ndërsa lidhur me rasti është informuar edhe prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer