LAJME

Pamje nga aksidenti i rende në Drenas ku mbeti i vdekur një person dhe u lënduan rëndë tre të tjere [FOTO]

Portali rajoni.org raportoj për një aksident qe ka ndodhur pak me parë në fshatin Çikatovë të Vjetër të Drenasit, ku si pasojë e lëndimeve të rënda një e aksidentuar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, shkruan portali rajoni.org.

Burimet e rajonit brenda stacionit policorë në Drenas kanë njoftuar se edhe tre të aksidentuar të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Atyre iu është dhënë ndihma e parë në Kujdesin Emergjent – QKMF Drenas e pastaj të aksidentuarit janë dërguar me përcjellje mjekësore dhe autoambulanca në Qendren Emergjente – QKUK.

Portali rajoni.org, ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:

//BODY PART STICKY - Implement into the footer
✖