Të fundit:

- Advertisement -

Pamje nga momenti kur djali me nënën e sulmojnë fizikisht ish-dhëndrin me mjete

- Advertisement -

Mediet gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një konflikt mes disa qytetarëve në qytetin e Vushtrrisë, ku një grua bashkë me djalin e saj dyshohet se kanë sulmuar dhe kanë kërcënuar ish dhëndrin e tyre. Në Polici u shoqëruan dy të dyshuarit, mirëpo në ndalim policor ka përfunduar vetëm i riu.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit janë Ajshe Krasniqi dhe Besnik Krasniqi.

43-vjeçarja që dyshohet se sulmoi me çantë dore ish dhëndrin e saj, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i biri, Besniku, është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Ndërkohë, sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje të sulmit që ndodhi në afërsi të Qendrës për Punë Sociale në Vushtrri, ku viktima kishte shkuar që të takohet me vajzën e tij nga martesa me ish gruan e tij.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -