E premte, 26 Prill, 2024

Pamje nga vendi i ngjarjes ku një person u mbyt me teshlicë në mes të qytetit nga një burrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në qendër të Mitrovicës, ku një person u gjet i vdekur.

Mediet mësojnë nga burime të sigurta brenda Policisë, se trupi i një mashkulli u gjet i vdekur me shenja të goditjes me mjet të fortë.

Sipas dëshmitarëve, dyshohet se viktima u godit me një mjet që përdoret në ndërtimtari i quajtur “sqepar” po që në gjuhën popullore është i njohur më mirë me termin “teshlicë”.

Ende nuk dihen detaje për viktimën, trupi i të cilit do të dërgohet për obduksion.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën ku u gjet trupi i pajetë.

“Jepi zë” ka mësuar se trupi i vdekur u gjet në objektin e shurdhmemecëve që ndodhet në rrugën “Evlia Çelebia” në qendër të Mitrovicës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer