E martë, 21 Maj, 2024

Paolo Maldini: Inter fiton sepse ka struktura

Paolo Maldini në 360 gradë. Flamuri i Milan ka dhënë një intervistë të gjatë për “Radie Serie A”, ku flet për një sërë temash ku ka folur për fillimet e tij te kuqezinjtë, dhe padyshim edhe te raporti që kishte me Milanin si drejtues.

“Shansi për të punuar me kuqezinjtë erdhi pasi me Leonardon kishim të njëjtat ide. E zgjodha këtë rol pasi ishte Milani, mu deshën muaj për të kuptuar gjithçka. Nuk i kam thënë jo PSG, ekzistonte si mundësi, u takova dy herë me Nasser Al Khelaifin por gjërat nuk ecën dhe më mirë kështu.

10 muajt e parë ishin katastrofë, kthehesha në shtëpi dhe isha i pakënaqur, Leonardo qeshi dhe më thoshte se nuk po e kuptoja se sa i rëndësishëm po bëhesha. Për sa i përket një klubi tjetër për të punuar, do të thoja që rregulli vlen për Italinë pasi nuk ja dal ta shoh veten në një klub tjetër vec Milanit, por në San Siro nuk shkoj.

Ndjek kuqezinjtë dhe Monzën, por nuk më duket logjike që të shkoj, sigurisht kur shikon krahun e majtë me Theon dhe Leaon është një spektakël”.

Maldini foli edhe për Silvio Berluskonin dhe për raportin mes tyre.

“Solli një ide moderne dhe vizionare jo vetëm në futboll, por në botë. Në diskutimin e parë në sallën e ngrënies në Milanello, na tha se donte që skuadra jonë të luante futbollin më të bukur në botë, si në shtëpi dhe në transfertë dhe që shpejt do të ishim kampionë të botës.

Që vitin tjetër ndryshoi gjithçka, mori përgatitës, ndërtoi struktura për të konkuruar me më të mirët në botë. Më pëlqente shumë ideja e tij për të kërkuar lojën e bukur, të fitonte duke respektuar kundërshtarin. Thoshte gjithmonë, nëse nuk fiton Milani, le të fitojë Interi”.

Maldini ndërkohë bëri edhe një koment për drejtuesit e Inter, me Marotta dhe Ausilio që fituan yllin e dytë duke dominuar kampionatin.

“Interi ka një strukturë të jashtëzakonshme të zonës sportive, ky është sekreti. Ka një ide të saktë me kontratat e gjata. I jepet shumë pak rëndësi menaxhimit të grupit, por nuk është rastësi që Napoli shkoi kaq keq pas lamtumirës së Giuntoli dhe Spalletit.

I konsiderojmë lojtarët si makina, por kanë nevojë për dikë që të flas ëme ta dhe tu thotë si janë gjërat”.
Më pas dhe një temë interesante, nga kundërshtari më i fortë te shoku më i mirë i skuadrës.

“Nëse më duhet të citoj një them Franco Baresi. Ishte perfekt, pastaj dhe Van Basten ka qenë i pabesueshëm. Pastaj Ronaldinho dhe Ronaldo Fenomeni. Te Interi ishte diçka e paimagjinueshme. Mua më pëlqente të markoja një për një, por me atë nuk ja dilte. Ishte i shëndoshë, i shpejtë, teknik, shumë i vështirë”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer