Thursday, July 2, 2026

Pas caktimit të datës së aktgjykimit, Prof. Gëzim Qerimi: ‘16 Shtatori le të mbetet si Çlirimi i Dytë i Kosovës

Trupi Gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e Aktgjykimit në çështjen gjyqësore, Prokurori i Specializuar k., Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për më 16 shtator, në orën 10:00, thuhet në njoftimin e publikuar nga Gjykata Speciale.

E pas këtij vendimi ka reaguar, Prof. Dr. Gëzim Qerimi , i cili ka shkruar së data 16 shtatorin 2026 ëshrë një datë me peshë të veçantë për Kosovën, duke e përshkruar atë si ditën kur pritet rikthimi i çlirimtarëve në atdhe.

Sipas tij, ora 10:00 e kësaj dite përfaqëson jo vetëm një moment pritjeje, por edhe një simbol të shpresës për përmbylljen e një padrejtësie të gjatë.

Postimi:

Ky u ka postimi : 16 Shtator 2026, ora 10:00.

Një datë. Një orë. Një pritje.

Dita kur presim rikthimin e çlirimtarëve në atdhe.

16 Shtatori le të mbetet në histori si Çlirimi i Dytë i Kosovës, dita kur merr fund një padrejtësi e gjatë dhe triumfon e drejta.

Kosova ju pret.
Mirë se vini në shtëpi, çlirimtarë! 🇽🇰

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer