E premte, 17 Maj, 2024

Pas katër orësh marrje në pyetje, Klara Sanduloviq lejohet të hyjë në Serbi

Policia serbe ndaloi dje vajzën e politikanit serb Nikola Sanduloviq, Klarën në pikën kufitare Merdar.

Klara nuk u lejua për disa orë të hyjë në Serbi, për shkak të vizitës së saj në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku bëri homazhe.

Nikola Sanduloviq përmes një postimi në “X” ka shkruar se pas 4 orësh marrje në pyetje nga BIA serbe, vajza e tij është lejuar të hyjë në Serbi.

“Pas 4 orësh marrje në pyetje dhe ngacmime nga BIA, Klara Sanduloviq dhe Mihajlo Todiq u lejuan të hyjnë në vendin e tyre! Evropa, Britania e Madhe dhe Amerika duhet ta ndalin këtë regjim diktatorial që po persekuton kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre”, ka shkruar Sanduloviq.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer