Të fundit:

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e personit në foto, ja për çka dyshohet

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka kërkuar ndihmë...

Hajnat vjedhin veturën në hotel “Kosova”, ofrohet shpërblim për gjetjen e të dyshuarve (VIDEO)

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme...
- Advertisement -

Për një palë syze në Strellc të Deçanit, 64-vjeçari gjuan me armë

- Advertisement -

 

Një konflikt për motive banale ka ndodhur së fundi në fshatin Strellc i Ulët i Deçanit, ku janë përfshirë dy persona.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku mes 64-vjeçarit dhe një të riut kishte nisur një konflikt verbal për një palë syze të diellit.

- Advertisement -

Pasi gjithçka ka mbaruar pa konfrontim fizik, i dyshuari me të arritur në shtëpinë  etij ka marrë armën dhe me të njëjtën ka shtënë në drejtim të tokës.

Përballë kësaj situate dhe i frikësuar me veprimet e të dyshuarit, 25-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer gjithçka që ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.

64-vjeçari është intervistuar nga hetuesit policor lidhur me rastin, teksa me urdhër të prokurorit, ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -