E shtunë, 27 Korrik, 2024

Petkoviq akuzon palën kosovare se refuzoi ftesën e Lajçakut për një raund të ri dialogu

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq ka thënë se pala kosovare ka refuzuar ftesën për dialog ndërmjet negociatorëve kryesor në nivel teknik.

Sipas Petkoviq, takimi është dashur të mbahej nesër në Bruksel. Ai i ka thënë “Tanjugut” se pala serbe e kishte pranuar ftesën, përcjell Insajderi.

“Beogradi iu përgjigj menjëherë asaj ftese me email më 2 nëntor dhe po ashtu deklaroi se delegacioni ynë do të vijë në Bruksel për bisedime, duke pasur parasysh rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve, veçanërisht në drejtim të deeskalimit dhe stabilizimit të situatës në terren. Megjithatë, Prishtina dhe negociatori i saj Besnik Bislimi thjesht e refuzuan atë ftesë. Prandaj më 3 nëntor u njoftuam nga BE-ja se takimi i nesërm në Bruksel thjesht u anulua”, deklaroi Petkoviq.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duke theksuar se raundi i ri i dialogut është dashur të mbahet në Bruksel më 6 apo 7 nëntor, por që pala tjetër nuk ka pranuar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer